Një shqiptar ka humbur jetën në Greqi për shkak të një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në Fthiotida.
Sipas mediave greke emri i viktimës nuk është bërë i ditur, por raportohet se shqiptari po punonte në çatinë e ndërtesës së një shtëpie, kur një pjesë u shemb dhe u rrëzua.
Ai u dërgua menjëherë në spitalin e qytetit të Lamias, por për fat të keq nuk mundi të mbijetonte.
Sakaq, trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa policia nisi hetimet për këtë ngjarje.