Në mes të kryeqytetit, një mjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e një lulishteje në shesh.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje uniformat blu. Mësohet se shoferi është lënduar rëndë, ndërsa ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar të plagosurin për në spital.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.