Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në rreth-rrotullimin e Rrogozhinës.
Nga informacionet e para rezulton se një mjet me rimorkio nën drejtimin e shtetasit me inicialet G.S. 35 vjeç ka përplasur mjetin tip "Fiat Punto" me drejtues shtetasin me inicialet M.Zh 25 vjeç, i cili dhe ka humbur dhe jetën.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 29.09.2017, rreth orës 12:15, në numrin e Emergjencave 112, jemi njoftuar për një përplasje mjetesh tek rreth-rrotullimi i Rrogozhinës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :
Mjeti me rimorkio me drejtues shtetasin G.S, 35 vjeç ka përplasur mjetin tip "Fiat Punto", me drejtues shtetasin M.Zh., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi M.Zh., 25 vjeç.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.