Në Rrugën e Kombit janë përplasur dy automjete. Aksidenti ka ndodhur pak më parë në aksin Milot –Rrëshen. Pesë persona janë plagosur dhe katër prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Identiteti i personave nuk dihet ende.