Një tjetër aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën e Kombit në afërsi të ‘Shën Premtes’. Një fugon mallrash në të cilin udhëtonin tre persona të një familjejë është përplasur me bordurën mbrojtëse të rrugës dhe më pas është përmbysur. Nga aksidenti janë plagosur tre persona , 2 gra dhe drejtuesi i automjetit. Të tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa sipas burimeve policore të aksidentuarit po shkonin në një dasëm në Rubik. Sipas policisë, shkak i aksdientit mendohet të ketë qenë humbja e kontrollit të fugonit.