Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme herët në mëngjes në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 të mëngjesit, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë. Për pasojë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, Prekë Kokli, 60 vjeç. Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit, Përparim Papa, i cili është komandant trafiku në Komisariatin e Malësisë së Madhe. Papa ka dhënë sqarime në Polici, duke thënë se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndriçimit në rrugë. Megjithatë, hetimet vazhdojnë.