Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, një automjet ka përplasur 20-vjeçaren pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Aksidenti ka ndodhur në Bulevardin “Zogu i Parë”, mjeti me targë AA950 OM me drejtues shtetasin me iniciale Sh.H., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësoren me iniciale M.L., 20-vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas këtij aksidenti grupi hetimor ka vazhduar hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin nr 3 për veprimet e mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Me datë 12.04.2018, rreth orës 14:30, në Sallën Operative në Tiranë ka ardhur një telefonatë se në Bulevardin "Zogu i Parë", ka ndodhur një aksident. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje e nga veprimet paraprake ka rezultuar se Në Bulevardin "Zogu i Parë" pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës mjeti me targë AA 950 OM, me drejtues shtetasin Sh.Halili, 21 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren M.L., 20 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin nr 3 për veprimet e mëtejshme.