Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. gjarja ndodhi rreth orës 01:30, në kryqëzimin e Laprakës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve humbi jetën 28-vjeçarja me iniciale Xh.T dhe janë plagosur rëndë dhe tre persona të tjerë. Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Ervin Bixhi, i cilisipas uniformave blu, ishte duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit automjetin tip "Jeep" në rrugën "Dritan Hoxha". 26 vjeçari është përplasur me automjetin tip "Jeep", me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
“Ky shtetas duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, automjetin tip “Jeep”, në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me automjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, banues në Tiranë me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën”
Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur edhe shtetësja me iniciale F. F., 25 vjeç, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Të dyja shtetaset e lartëpërmendura ishin pasagjere në automjetin e Ervin Bixhit.