Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një përplasjeje të dy automjeteve në aksin rrugor Poshnje - Ura Vajgurore, tek ish-SMT-ja. Policia sqaron se një mjet tip ‘Huyndai’ me targa greke me drejtues shtetasin J.P 37 vjeç, është përplasur me mjetin tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin B.T, 53 vjeç.
Nga përplasja, janë lënduar shtetasit J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij, si dhe drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’. Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat.
I lënduari J.P u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë, për shkak të gjendjes më të rëndë shëndetësore, ndërsa të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.