Një 12-vjecare e cila mbeti e plagosur rëndë dje në një aksident në Xibrakë ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në spital. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit. Polciia arrestoi në flagrancë të shtetasit: Bahri Begu, 50 vjeç banues në Tiranë. Arrestimi i tij, u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Xibrakë duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë me targa AA 643 SB ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Toyota” me targa IZZ8177 drejtuar nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Durrës dhe më pas është përplasur me mjetin tip “BMW” me targa AA 391 AO drejtuar nga shtetasi L.T., 32 vjeç banues në Korçë. Si pasojë, janë aksidentuar pasagjerët, shtetasit: K.D., 12 vjeçe banuese në Durrës ( vajza e drejtuesit të mjetit Toyota) e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. J.D., 5 vjeç banues në Durrës. ( djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota) S.D., 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip Toyota. S.B., 23 vjeçe banuese në Tiranë e cila ishte pasagjere në mjetin tip Benz Të tre të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.