Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Fier-Vlorë. Si pasojë e aksidentit të ndodhur ka pranë urës së Mifolit, viktimë ka mbetur një punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, me iniciale I.K, rreth 60 vjeç.
Sipas burimeve të policisë, Dritan Buzi, drejtuesi i mjetit Kamion-Volvo me targa AA674LM, ka hyrë në kundërvajtje duke sjellë edhe viktimën e radhës në rrugët e vendit tonë. Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit, 40 vjeçar, për të cilin po kryhen veprimet për arrestimin e tij.