INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident tragjik. Flet dëshmimtarja...

Aksident tragjik. Flet dëshmimtarja...

Publikuar më: 08:23 28-06-2016

Një furgon ka humbur kontrollin dhe është përplasur me traversën kryesore dhe për pasojë ka humbur jetën dhe shtetasi, Ismail Hatia, i cili ka dalë nga dritarja e furgonit dhe ka përfunduar në rrugë, duke gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.
Dëmtime kanë marrë dhe 7 personat e tjerë që gjendeshin në mjet, përfshirë drejtuesin e tij 27-vjeçari M. Hoxha nga Fieri, i cili mësohet se është dërguar në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Po kështu dhe 6 të plagosurit e tjerë janë dërguar për mjekim në spital.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vlorë – Fier rreth orës 7.30. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e rendit dhe autoambulanca. Organet hetimore kanë nisur të hetojnë lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ja një dëshmi nga aksidenti:
“Aksidenti rëndë ndodhi, por policia nuk merr masa për sinjalizim. Ky aksident do pasohet me aksidente të tjetër në mos është pasuar. Në korsinë e djathtë në autostradën Vlore -Levan duke shkuar për Tiranë përballë makinës tonë dy makina të tjera njëra pas tjetrës që po na vinin përballë me 120 km/orë. Ishin kthyer duke qënë se kishte ndodhur aksidenti. Nuk e kuptova se si devijuam, por falenderoj Zotin jemi gjallë, por të shokuar. Nuk po mbledhim vehten. Po si nuk pati një polic a ndonjë tabelë në hyrje të autostradës të pengonte kalimin dhe të sinjalizonte devijimin. Na ruaj o Zot se vetëm në dorën tënde jemi”.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055