Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Maliq, ku mësohet se një vajzë e re ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Voçisht, ku një këmbësore është përplasur nga një automjet i drejtuar nga një shtetas grek.
Policia raporton se e reja Silva Xhuti është shtypur nga një mjet i tipit “Toyota”, që drejtohej nga një 73-vjeçar grek, i cili është shoqëruar nga uniformat blu.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.