Një aksident i frikshëm në garën e Formula 2 që u zhvillua në Spa Francorchamps ka çuar në vdekjen e një piloti 22-vjeçar. Bëhet fjalë për Antoine Hubert, i cili debutonte në këtë kategori.
Në xhiron e dytë të garës, pas daljes nga kthesa e famshme Eau Rouge, makinat e Marino Sato, Anthoine Hubert dhe Juan Manuel Correa u përplasën.
Nga kjo përplasje nuk mbijetoi dot francezi, makina e të cilit u nda përgjysmë.
“Si pasojë e aksidentit, FIA njofton me trishtim se drejtuesi i mjetit numër 19, Antoine Hubert, nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në orën 18:35”, lexohet në njoftimin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. Gara u ndërpre menjëherë pas aksidentit dhe nuk do të rinisë më.
Menudo accidente en la Formula 2 #BelgianGP pic.twitter.com/fYN3mtNA9w
— Óscar #Djukismo (@sposkar) August 31, 2019