Shtatë persona kanë mbetur të vrarë në një aksident të rëndë në autostradën Beograd- Nish mëngjesin e sotëm, bën të ditur policia serbe.
Mësohet se 35- 49 persona janë plagosur dhe mbi 40 makina janë shkatërruar. Shumica e makinave janë shkatërruar plotësisht dhe policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti masiv.