Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur pak momente më parë në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacionit paraprak, një makinë e drejtuar nga shtetasi me inicialet D.B ka përplasur për vdekje një grua të moshës 35-40 vjeçe, e cila ende nuk është identifikuar.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në polici për kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:40 në autostradën “Tiranë-Durrës”, mjeti me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore ende të paidentifikuar, të moshës rreth 35-40 vjeçe.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshëme hetimore dhe proceduriale.