INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident tragjik në Durrës, 2 të vdekur, 4 të plagosur [FOTO]

Aksident tragjik në Durrës, 2 të vdekur, 4 të plagosur [FOTO]

Publikuar më: 11:19 21-05-2016

Mëngjesi i së shtunës është gdhirë me një aksident tragjik te mbikalimi Shkozet-Plepa, që ka rezultuar fatal për dy të rinj që humbën jetën. Si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe lagështirës në rrugë një makinë me 6 të rinj është përplasur me trafikndarësen duke lënë të vdekur 2 persona ndërkohë që 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur e fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat janë, Ardian Sallaku 37 vjeç dhe Vito Mehmeti 25 vjeç, të cilët po ktheheshin nga një lokal nate drejt banesave të tyre.
Ndërsa të plagosurit janë:
1.K.K. 19 vjeç, banues në Shkozet;
2.B.D. 29 vjeç, banues në Shkozet;
3.O.Sh. 30 vjeç, banues në Shkozet;
4. A.B.25 vjeç, banues në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.004025936126709