Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Automjeti me targa AA 494 OB ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal pranë fshatit Darzezë të Fierit.
Si rrjedhojë, 2 nga pasagjerët E.G 36 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe S.A 40 vjeçe kanë humbur jetën, ndërsa i i treti H.H 35 vjeç ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ku në bazë të hetimeve paraprake, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë.