Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, ky dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën një grua dhe dy fëmijë, ndërkohë 7 janë plagosur, e ndërkohë, nga të cilët 3 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit “Mashkullore”ku dy makinat, një furgon dhe një tip “Nissan” janë përplasur, përplasje e cila ka rezultuar fatale për efektiven e policisë, Albana Hasanaj dhe një fëmije që ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa fëmija tjetër që fatkeqësisht humbi jetën, po udhëtonte me mjetin tip “Nisan” me targa greke. Nga aksidenti kanë mbetur edhe 7 persona të plagosur, mes tyre drejtuesi i mjetit tip ‘Nisan’ dhe 6 pasagjerë që ishin në furgon. 3 nga të plagosurit që janë në gjendje të rëndë po transportohen në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa nga të dhënat e para të grupit hetimor raportohet se shkak është shpejtësia.