Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Igumenicë, ku si pasojë e të cilit, ka humbur jetën ish-drejtori dhe mësuesi i gjimnazit “Hasan Tahsini” në qytetin e Sarandës. Apostol Nika, ka ndërruar jetë tragjikisht pasi mjeti me të cilin po udhëtonte është rrëzuar në greminë në fshatin Strovili pranë Igumenicës në Greqi.
Mësuesi 65 vjeçar, Apostol Nika po udhëtonte drejt shtetit fqinj ku do të merrte pjesë në një gëzim familjar, por mjeti që drejtohej prej tij ka rënë në një greminë rreth 100 metra të thellë, në rrethana ende të paqarta.