INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident tragjik në Itali, 4 të vdekur, mes tyre dy vajza shqiptare

Aksident tragjik në Itali, 4 të vdekur, mes tyre dy vajza shqiptare

Publikuar më: 15:05 05-02-2017

Një aksident i rëndë me pasojë jetën ka ndodhur në komunën Guidonia në Itali, ku kanë humbur jetën katër të rinj, mes tyre dy vajza shqiptare.

Ata ishin në makinën tip “Mini Cooper” që përfundoi jashtë rruge rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën Tiburtina de u përplas me muret e një restoranti.

Sipas mediave italiane viktimat janë dy djem dhe dy vajza shqiptare.

Viktimat janë:

- Amber Shailiani 18 vjeçe, banuese në zonën Albuçione(shqiptare)

-Gjesika Gjnaj e 19 vjeçe banuese në  Albuçione,(shqiptare)

-Federico Baldi 19 vjeç, banues në  Tivoli Arci, (italian)

-Riçardo Murdaca e 19 vjeç, i cili gjithashtu jeton në Tivoli në zonën Arci (Italian)

Ata që dhanë alarmin ishin disa shoferë. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u shkatërrua nga përplasja.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilave iu deshën më shumë se 3 orë për të nxjerrë dy trupa të ngecur në mjet.

Nga hetimet paraprake mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, ndërsa dyshohet se njëri nga të rinjtë italianë që drejtonte makinën të ketë konsumuar alkool. Trupat e viktimave janë transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Romës për t’u bërë autopsia.

Article Logic
Execution time: 0.0039708614349365