Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin e Korçës ku dy persona kanë mbetur të vdekur.
Mësohet se viktimat janë babai (Sokol Hoxhallari, 33 vjeç) dhe vajza (P.Hoxhallari, 6 vjeçe).
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotmenë unazën e qytetit, ku janë përplasur dy makina.
33-vjeçari dhe vajza e tij ata ishin duke ecur në momentin e përplasjes së makinave.
Për ngjarjen janë shoqëruar në polici Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi.
Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë e një prej automjeteve ka qenë shkak i përplasjes.