INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident tragjik në Milano, treni shtyp dy të rinj shqiptar

Aksident tragjik në Milano, treni shtyp dy të rinj shqiptar

Publikuar më: 18:03 25-05-2016

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në linjën hekurudhore Legnano-San Giorgio në afërsi të Milanos  ku kanë vdekur dy të rinj shqiptar pasi janë shtypur nga treni, ndërsa trupat janë gjetur ditën e sotme. Të rinjtë, ishin të moshës 17 dhe 23 vjeç, identifikimi i të cilëve u bë i mundur falë dokumentave, që agjentët e policisë kanë gjetur në xhupat e tyre.

Hetimet mbi këtë ngjarje ende mister vijojnë, ndërkohë që policia ka përjashtuar nga pistat, vetëvrasjen. Si më e mundshme është ajo që të rinj po ecnin përgjatë binarëve, apo janë përpjekur të kalojnë pa e kuptuar që treni po afrohej. Sipas policisë italiane, trupat kishin dëmtime të mëdha, por nuk ishin copëtuar, që tregon se treni nuk i ka kaluar sipër, por vetëm i ka përplasur.

Article Logic
Execution time: 0.0033309459686279