Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Prrenjas. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë, duke lënë të vdekur në vend një shtetas maqedonas si edhe 4 persona të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur 3 km në dalje të qyetit të Prrenjasit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat kanë transportuar në spital 4 personat e plagosur.