Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi ku sipas medieve janë regjistruar 19 viktima personave, mes tyre edhe fëmijë.
Kamioni me të cilin ata udhëtonin është rrokullisur në një përplasje rreth 20 m në kanalet ujëmbledhës në anë të autostradës.
Automjeti thuhet se mbante emigrantë dhe doli jashtë rrugës duke humbur kontrollin, por më fatal ishte rrëzimi me kokë poshtë i mjetit. Mjekët nxituan për në vendin e ngjarjes në provincën perëndimore të Izmirit.
Përveç viktimave, rreth 11 persona besohet se kanë mbetur të lënduar pas rrëzimit të kamionit që po udhëtonte nga Aydini.
Shërbimet e emergjencës po luftojnë për të nxjerrë trupat e të vdekurve dhe për të ndihmuar njerëzit e plagosur të bllokuar nën kamion.