Një aksident i rëndë është regjistruar dje në mbikalimin e Vorës në autostradën Tiranë-Durrës, ku një djalë dhe një vajzë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 22:40. Sipas raportuesve për JOQ, një makinë ka përplasur një motor të cilin e ka fluturuar metra larg dhe sipas tyre nuk i gjenden as copat.
Nga ky aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit dhe një vajzë, pasagjere në të, e cila është në gjendje të rëndë. Dhjetëra qytetarë janë ofruar t’i japin ndihmën e parë, ndërkohë që shtojnë se ambulanca vonoi më shumë se 45 minuta.