Banorët e Tiranës dhe Durrësit për shkak se nuk janë mësuar me borën dhe ngricat kanë pasur vështirësi në qarkullimin në rrugë. Vetëm në autostradën Tiranë – Durrës janë shënuar 30 aksidente. Pas dëborës mbrëmjen e së mërkurës në këto dy qytete nisën dhe problemet në qarkullim, pasi temperaturat e ulëta që pasuan, shkaktuan ngrica, duke shënuar një numër të pazakontë aksidentesh por që për fat të mirë pa pasoja në njerëz. Për më tepër ndiqni lajmet në IN TV.