Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Korçë. Dy të miturit e moshës 11 dhe 12 vjeç kanë qenë duke kaluar rrugën, teksa janë përplasur nga një automjet. Nga dyshimet paraprake, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Ndërkohë disa persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur në një aksident në ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Vlorë. Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një makinë. Të plagosurit, mes të cilëve një fëmijë, janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.