Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku drejtuesi i automjetit tip Toyota me targa “AA099DA” ka humbur kontrollin nga shpejtësia dhe është përplasur me malin, në Muzinë.
Shtetasi Gjergj Ahmetaj, është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës.
Një aksident tjetër ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Vorë, ku mësohet se 3 persona janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa mësohet se përplasja ka ndodhur në vendin e njohur si Ura e Gjolës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin. Burime nga policia thanë se personat e plagosur, janë Daut Braha, Redi Canaj dhe Hasan Halili.
Të tre personat janë dërguar në Spitalin e Traumës ku ndodhen nën kontrollin e mjekëve.