Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme, ku një fëmijë është përplasur për vdekje sot nga një makinë në aksin Korçë-Pogradec. Fëmija me iniciale D.A, kishte ditëlindjen dhe mbushte 8-vjeç, ai u përplas nga një automjet teksa po kalonte rrugën, pasi u shkëput nga gjyshi i tij që po e shoqëronte.
Drejtuesi i mjetit, 39 vjeçari Aleks Kovani, që drejtonte makinën e aksidentit, tip “Mercedes-Benz” me targë AA 612 JK është ndaluar nga policia. Ai e ka transportuar fëmijën në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra.
Xhiroja me biçikletë, ka rezultuar fatare për një 12 vjeçar në Rubik. Ai po ecte me biçikletë, ka humbur kontrollin, është përplasur me murin dhe si pasojë ka humbur jetën. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00.