INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Aksidentet fatale! Mes dhjetra meshkujsh kanë humbur jetën dhe 29 femra[VIDEO]

Publikuar më: 12:47 21-09-2018

Aksidentet fatale në 8 muaj e parë të këtij viti, kanë shënuar numër të lartë të vdekurish. Ku sipas të dhënave bie në sy se gjithësej 143 persona, kanë humbur jetën, nga të cilët 29 janë femra. 

Muaji gusht ka qënë dhe më fatali, pasi numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 27 persona nga 22 që ishte një vit me parë. Në Gusht 2018, aksidentet rrugore, në 81.7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, pa disa kanë konsumuar alkool, të tjerë kanë ecur me shpëjtësi shumë më të lartë se normat e lejuara, por ka patur dhe shumë raste që lidhen me mosrespektimin e rregullave të qarkullimit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha më vitale 25 –35 vjeç. E bëhet fjalë për 30% të numrit të aksidenteve. Po aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 1.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po ekspertë raportojnë se jo vetëm drejtuesit e mjeteve janë fajtorë, por dhe këmbësorët, pasi në afro 20% të rasteve kanë qënë ata shkaktarë, pasi kalojnë në rrugë që nuk ofron sinjalistikë për ta, pra jo në vijat e bardha apo në semaforë.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545