INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Shqipëri aksidentet me vdekjet në punë kalojnë çdo parashikim

Në Shqipëri aksidentet me vdekjet në punë kalojnë çdo parashikim

Publikuar më: 08:41 09-09-2019

Pasiguria në vendet e punës ju ka marrë jetën rreth 25 shqiptarëve në 9 muajt e fundit. Disa nga aksidentet në punë raportohen me vonesë pranë Inspektoriatit të Punës dhe kryesisht kur dalin në pah nga mediat, në një kohë që ligji përcakton se këtë detyrë e ka vetë subjekti që ka punësuar personin e aksidentuar.

Sektori më problematik sa i përket aksidenteve vijon të mbetet ai i ndërtimit, minierat, energjitika, por edhe sektori i fasonerisë.
Edhe pse Inspektoriati i Shtetëror i Punës ka rritur kontrollet që këtë vit janë rritur me 34% nuk ja ka dalë dot të ndalojë aksidentet një pjesë e të cilave kanë patur një fund fatal. Nga janari deri sot janë regjistruar në 9 muaj 99 incidente, 25 punëtorë kanë humbur jetën dhe 21 prej tyre punonin në sektorin e ndërtimit.

Mësohet se Inspektoriati Shtetëror i Punës ka hetuar 114 subjekte private për mënyrën se si trajtojnë punëtorët, dhe ka vendosur 34 gjoba dhe 29 dënime administrative për të ndikuar sigurinë e punëtorëve dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre në punë.
Shqipëria bën pjesë mes vendeve me nivel të lartë të vdekjeve nga aksidentet në punë. Mesatarja e BE-së është 1.8 vdekje për 100 mijë punëtorë, ndërsa Shqipëria këtë viti mesataren e vdekjeve në punë e ka 4 herë më të lartë se Bashkimi Europian.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826