INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidentet rrugore po “vrasin” të rinjtë! Shifra...

Aksidentet rrugore po “vrasin” të rinjtë! Shifra...

Publikuar më: 11:39 21-06-2018

Të rinjtë në vendin tonë po humbin jetën kryesisht për shkak të aksidenteve rrugore. Vetëm në 5 muajt e parë të viti kanë vdekur afro 78 shqiptarë si pasojë e aksidenteve dhe pjesa më e madhe janë rinj. Qejfi sapo marrin një makinë, shpejtësia me të cilën lëvizin dhe sinjalistika e dobët rrugore janë shkaktarët kryesor të fataliteteve tek grupmoshat e reja.

Numri më i lartë i aksidenteve nga janari deri në maj të këtij vit është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, me mbi 26% të totalit ose 20 të rinj. Po gjithësesi aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 22.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe numri i të aksidentuarve në pesëmujorin e parë 2018, është 849 duke u me ulur 11.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017. Po në muajin maj ka një tendencë të vogël rritjeje, numri i vdekurve nga aksidentet rrugore rezultoi 17 persona nga 16 që ishte një vit me parë.

Ndërsa INSTAT raporton se, në maj 2018, aksidentet rrugore, në 81.3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996