INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti automobilistik i merr jetën 2 personave

Aksidenti automobilistik i merr jetën 2 personave

Publikuar më: 11:56 03-01-2017

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e njohur si Shtoj i Zi. Ngjarja ka nd0dhur në orët e vona të ditës së hënë. Sipas të dhënave të uniformave blu,  mjeti tip Mercedes Benz, me targa AA 372 KJ, me drejtues 61-vjeçarin Nimet Bilani ka aksidentuar Fran Lucën (85 vjeç) dhe Kolë Gjonin (77 vjeç), të cilët ishin duke ecur në këmbë në këtë aks rrugor.
Viktimat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku kanë ndërruar edhe jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Nimet Bilani, banues në Shkodër, është shoqëruar në polici, ndërkohë që grupi hetimor po vazhdon hetimet për të përcaktuar edhe shkaqet e këtij aksidenti.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034079551696777