Ka rezultuar fatal aksidenti i sotëm për dy shqiptarë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një kamion që drejtohej nga një 64- vjeçar kaloi barierën ndarëse dhe goditi dy vetura në lëvizje në krahun e kundërt të autostradës. Mediat vendase kanë raportuar se shoferi grek ishte në gjendje të dehur dhe humbi kontrollin duke kaluar sipër veturave. Viktimat e këtij aksidenti janë Spiro Guri 60 vjeç dhe Dhimitër Pabuko 65 vjeç. Momenti i aksidentit është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe janë transmetuar nga mediat greke.Gjithashtu e plagosur nga ky aksident ka mbetur dhe 34 vjeçarja shqiptare Blerina Guri. Ajo po mer trajtimin mjekësor pranë spitalit të Athinës.
Shikoni videon e transmetuar nga kamerat e sigurisë: