Rritet bilanci i viktimave të aksidentit të tmerrshëm hekurudhor në Turqi. Mediat raportojnë për të paktën 24 të vdekur dhe 318 të tjerë të plagosur.
Treni udhëtonte nga Kapikule në Stambollu dhe u rrëzua në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu të provincës Tekirdag, në veriperëndim të Turqisë. Mësohet se vagonat e trenit kanë dalë nga shinat si pasojë e shiut. Por CNN turk ka raportuar se shkak për aksidentin është bërë një urë e shembur. Guvernatori lokal Mehmet Ceylan, tha se helikopterët kishin transportuar tashmë shumicën e të plagosurve.
Pamjet tregojnë ekipet e shpëtimit që drejtohen në vendin e ngjarjes dhe viktimat që nxirren nga vagonët.