INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti i deputetit Rakipi, PD thirrje Ramës: Të tërheqë mbrojtjen speciale që i jep mikut të tij

Aksidenti i deputetit Rakipi, PD thirrje Ramës: Të tërheqë mbrojtjen speciale që i jep mikut të tij

Publikuar më: 10:46 20-08-2017

Partia Demokratike i ka bërë thirrje deputetit Aqif Rakipi që të dorëzojë mandatin e deputetit dhe të shkojë para drejtësisë si qytetar i thjeshtë. Po kështu kjo forcë politike kërkon nga kryeministri që të tërheq mbrojtjen speciale që po i bënë mikut të tij. Me anë të një deklarate për mediat Partia Demokratike akuzon qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë ndaj deputetit që një javë më parë aksidentoi për vdekje një 54-vjeçar.

Deklarata e plotë e PD:
U bë një javë që deputeti mik i Edi Ramës, Aqif Rakipi, ka ikur nga vendi i ngjarjes ku aksidentoi për vdekje qytetarin Seit Sorra, dhe asnjë masë nuk është marrë ndaj tij. Sipas nenit 273 të Kodit Penal, Aqif Rakipi ka kryer vepër penale me largimin nga vendi i ngjarjes, që dënohet deri në 1 vit burg. Mirëpo prokuroria ende nuk ka hedhur asnjë hap drejt kësaj çështjeje, dhe deputeti Rakipi po shijon favoret dhe paprekshmerinë që ia jep lidhja me Edi Ramën. Partia Demokratike i bën thirrje deputetit të heqë dorë nga mandati dhe të shkojë para drejtësisë si qytetar i thjeshtë e të mbajë përgjegjësi para ligjit. Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të tërheqë mbrojtjen speciale qe i jep mikut te tij, e të lejojë hetim të plotë e te pandikuar të ngjarjes. Këto janë rastet kur shihet nëse drejtësia funksionon për të gjithë njësoj, apo për miqtë e kryeministrit ka favorizime dhe paprekshmëri.

Article Logic
Execution time: 0.0039501190185547