INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti i nxënësve në Skrapar, Ministria e Shëndetësisë jep detaje për të plagosurit

Aksidenti i nxënësve në Skrapar, Ministria e Shëndetësisë jep detaje për të plagosurit

Publikuar më: 11:31 12-03-2018

Së fundmi për aksidentin e rëndë të ndodhur në Skrapar mëngjesin e sotëm ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë me anë të një deklarate për mediat.

Të plagosur kanë mbetur 9 nxënës ndërsa një prej tyre, një vajzë 16 vjeçare është transportuar në spitalin e Traumës me helikoper. Sipas MSH, 9 nxënësit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndjek nga afër gjendjen e të plagosurve në aksidentin e ndodhur në aksin Berat-Skrapar pranë fshtatit Vërzhezhë.

9 të rinj nga mosha 14 deri në 18 vjeç janë plagosur dhe aktualisht po trajtohen në spitalet e Çorovodës, Beratit dhe Tiranës.

Një 16 vjeçare me frakturë të femurit të majtë me spostim dhe klavikulës është transportuar me helikopter në spitalin universitar të Traumës dhe aktualisht do të kryhet ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e specializuar të këtij spitali.

Dy të rinj po trajtohen në spitalin e Çorovodës ndërsa 5 të rinj po trajtohen në spitalin e Beratit.

Të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe po trajtohen nga ekipet e specializuara të mjekëve”, thuhet në reagimin e MSH.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996