Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të tunelit të Elbasanit. Sipas të dhënave zyrtare, sot rreth orës 08:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën Tiranë-Elbasan ka ndodhur një aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në dalje të tunelit në drejtim të Elbasan-Tiranë 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin me targë AA544 KO me drejtues shtetasin I.G rreth 60-vjeç dhe pasagjere bashkëshortja shtetasja XH.G, rreth 55-vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga ku dhe është përmbysur , si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy shtetasit, ku menjëherë janë dërguar në spital transmeton Ballkanëeb.
Shtetasja XH.G si pasojë e dëmtimit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi I.G ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.