Një aksident i rëndë ka përgjakur mëngjesin e sotëm rrugët e Lushnjës.
Në zonën e quajtur 'Tre Urat' në Grabian një mjet tip Ford ka përplasur jë motorciklet ku sipasojë ka gjetur dhe vdekjen dhe drejtuesi i saj me inicialet I.SH 48 vjeç.
Njoftimi
Më datë 22.04.2018, rreth orës 04:10, në fshatin Grabian në vendin e quajtur “Tre Urat”, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin Besnik Shurdhaqi banues në fshatin Grabjan, Lushnje është përplasur me një mjet tip “Motorçikletë”.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorçikletës, shtetasi I.Sh, 48 vjeç, banues në Grabjan.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasi Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet proceduriale.