INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti i rëndë te Mali i Robit. Makina nuk drejtohej nga 30-vjeçarja, por nga i dashuri i saj

Aksidenti i rëndë te Mali i Robit. Makina nuk drejtohej nga 30-vjeçarja, por nga i dashuri i saj

Publikuar më: 16:34 24-02-2018

Aksidenti tragjik që i mori jetën këtë shtunë dy personave në Malin e Robit nuk u shkaktua nga një femër. Nga ngjarja e rëndë tragjike e shënuar mëngjesin e sotëm në Kavajë mbetën të vdekur nusja 34-vjeçare, Edlira Pisku dhe vjehrri 69-vjeçar, Xhemil Pisku. Edhe pse fillimisht shtetasja Ilda Parroji mori përsipër autorësinë e ngjarjes, më pas polica zbuloi se kishte qenë i dashuri i saj ai që shkaktuar aksidentin. Burimet bëjnë me dije se në makinën që ka shkaktuar aksidentin, kanë qenë Ilda Parroji dhe Halil Koka të cilët janë në një lidhje dashurie me njeri-tjetrin. Fillimisht policia tha se ishte 30-vjeçarja qe shkaktoi aksidentin dhe u shoqerua ne komisariat, por aty eshte zbuluar se Koka ka qenë drejtuesi që përplasi 2 personat per vdekje. Mësohet se autori i ngjarjes së rëndë ishte ndëshkuar nga policia pak ditë më parë nga policia Rrugore, e për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugorë atij i ishte hequr patenta.

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447