INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti me 14 viktima në Maqedoni, mes tyre dhe djali i deputetit [EMRI]

Aksidenti me 14 viktima në Maqedoni, mes tyre dhe djali i deputetit [EMRI]

Publikuar më: 10:55 14-02-2019

Mes 14 viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në Maqedoninë Veriore është edhe djali i një deputeti.

Ndër personat që kanë humbur jetën, siç konfirmuan nga LSDM-ja është edhe 25-vjeçari Jovica Trpevski, biri i deputetit nga kjo parti, Blagojce Trpevski.

Emrat e 14 të vdekurve ende nuk janë shpallur, pasi pritet identifikimi zyrtar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Sipas ministrit Venko Filipç mbrëmë në aksident vdiqën shtatë persona, pesë në Spitalin  “8 Shtatori” dhe një person në Spitalin e vjetër të Qytetit të Shkupit. Ndërkohë që mëngjesin e sotëm është raportuar se numri i viktimave ka mbërritur në 14. Qeveria ka shpallur dy ditë zie kombëtare, sot dhe nesër. 

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547