INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti me 2 të vdekur në Kamëz, arrest me burg për Rozina Kolecin, sipas Prokurorisë po fliste në telefon

Aksidenti me 2 të vdekur në Kamëz, arrest me burg për Rozina Kolecin, sipas Prokurorisë po fliste në telefon

Publikuar më: 10:13 12-08-2018

“Arrest me burg” është kjo masa e sigurisë që ka caktuar Gjykata e Tiranës për 38- vjeçaren Rezina Koleci e cila pak ditë më parë aksidentoi për vdekje një 8-vjeçare dhe një 57 vjeçar, ngjarje e ndodhur në Kamëz.

Vetë Koleci ka shprehur tronditje dhe pendesë për cfarë ka ndodhur, por është përgjigjur se gjithcka erdhi si pasojë e futjes në mënyrë të papritur të bicikletës në rrugë duke dalë para automjetit të saj.

Ndërsa Prokuroria e Tiranës e akuzon atë për aksident me pasojë plagosjen dhe vdekjen e më shumë se dy persona.

Po ashtu sipas akuzës Koleci dyshohet se ka qenë duke përdorur telefonin celularë por vetë drejtuesja e mjetit e mohon këtë pretendim.

Koleci aksidentoi fillimisht 57 vjeçarin që ishte me biçikletë e më pas në bordurën ndarëse përplasi Valbona Ndreun me dy fëmijët e saj, Esmeralda Ndreu 8-vjeçe e cila humbi jetën, ndërsa u plagos vajza e vogël, E.N, 6-vjeçe.

 

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417