Një lajm rozë qarkulloi me shpejtësi në mediet rozë, ku thuhej se Kejvina Kthella ishte përfshirë në një aksident mbrëmjen e të hënës në zonën e “Ish-Bllokut”, ku cilësohej se velina po udhëtonte me makinën e saj“Range Rover”, kur një tjetër makinë e ka përplasur.
Ngjarja ka ndodhur realisht dhe ka qenë vetë Kejvina e cila e ka konfirmuar këtë dhe ka treguar gjithashtu edhe gjendjen e saj aktuale.
"Lajmi për aksidentin tim është i vërtetë por falë Zotit nuk jam lënduar. Falenderoj të gjithë personat që u merakosën për mua!", shkruan Kejvina në foton e postuar në Instastory.../intv.al/