INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident me vdekje i policit në Kamëz. Dëshmia...

Aksident me vdekje i policit në Kamëz. Dëshmia...

Publikuar më: 08:51 26-09-2016

Një mbrëmje më parë si pasojë e një aksidenti të rëndë në zonën e Kamzës ka mbetur i vdekur një efektiv policie dhe janë plagosur dy të tjerë. Viktima Ervin Haxhia, 42 vjeç ishte efektiv në komisariatin nr.5. Makina e policisë që ishte duke patrulluar u përplas nga automjeti fuoristradë me të cilën udhëtonte, djali i ish deputeti socialist të Shkodrës, Ndue Kola.
 
Drejtuesit të fuoristradës Arnold Kola, 22 vjeç i cili ka marrë lëndime të lehta nga përplasja i janë vënë prangat.
Kola udhëtonte më 140km/h ndaj dhe shkak i këtij aksidentit dyshohet shpejtësia jashtë normave të lejuara dhe gjendja e dehur e 22-vjeçarit gjatë kohës që drejtonte automjetin.
 
Një prej policëve të plagosur, Besim Voi ka treguar momentet e aksidentit. “Nuk mban mend shumë nga ngjarja, po së sëbashku me shokët Ervin Haxhia dhe I. Hoxha ishim duke patrulluar me makinë, kur furgoni i policisë u trondit. Kemi qenë duke ecur kur morëm një goditje të fuqishme nga mbrapa. Nuk e kuptuam kur dhe si na erdhi goditja. Furgoni ynë pësoi dy rrotullime në vend. Kur më nxorrën nga makina e policisë, pashë dy kolegët e shtrirë,” – polici.

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273