Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, me pasojë plagosjen e gjashtë personave.
Në aksident kanë mbetur të plagosur edhe dy fëmijë 7 dhe 3 vjeç, shkruan Balkanweb.
Emrat e personave të plagosur, të cilët janë Kristaq Kola, Romina Turkaj, Renato Turkaj, Vjollca Pitja, K. T. (7 -vjeç) dhe A. T. (3-vjeç).
Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Derviçanit, pas përplasjes së dy makinave, njëra prej të cilave përfundoi poshtë rrugës e shkatërruar.