INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti në Gjirokastër, drejtori i Spitalit të Traumës: 3 të plagosurit janë në gjendje kome

Aksidenti në Gjirokastër, drejtori i Spitalit të Traumës: 3 të plagosurit janë në gjendje kome

Publikuar më: 17:15 24-07-2016

Pas mbërritjes me urgjencë në Spitalin e Traumës të 3 prej të plagosurve në aksidentin e Gjirokastrës, drejtori i Spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi  tha se të 3 personat e sjellë me helikopter janë në gjendje kome.

Sipas tij dhe mjekëve në gjendje më të rëndë është një burrë 46-vjeç dhe një fëmijë të cilët janë itubuar dhe kanë marrë fraktura.

“Tre vetë kanë ardhur në gjendje të rëndë. Dy janë fëmijë një i moshën 4­-5 vjeç, një tjetër është 10 vjeç. Janë të intubuar, në gjendje kome. Një burrë i paidentifikuar është paraqitur në gjendje të rëndë. Në gjendje të rëndë është një prej fëmijëve, pasi është goditur në kokë. Madje edhe burri, rreth 37 ­vjeç paraqitet rëndë.” tha mjeku.

'5 të plagosurit e tjerë janë nisur me ambulancë drejt Spitalit dhe janë jashtë rrezikut për jetën' tha Bushi.

I pyetur nëse kanë informacion nëse i përkasin apo jo të njëjtës familje të aksidentuarit, Bushi u shpreh se nuk ka informacion për lidhjet korrekte të tyre, por tha se janë nga Tepelena.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773