INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti në Kavajë, dalin nga burgu zyrtarët e ARRSH-së

Aksidenti në Kavajë, dalin nga burgu zyrtarët e ARRSH-së

Publikuar më: 18:31 27-06-2016

Gjykata e Shkallës së Parë, para një muaji kishte dhënë masën e arrestit me burg për dy drejtorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Bib Gjomakaj dhe Lek Tushaj, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për aksidentin e 7 majit në Kavajë, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur.

Mirëpo Gjykata e Apelit e Tiranës ka ka ndryshuar masën e sigurisë, duke vendosur masën detyrim paraqitje. Një javë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi të ndryshojë masën edhe për Drejtorin Juridik të ARRSH -së, Dritan Fejzo.

Këta zyrtarë akuzoheshin se nuk kishin zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që i detyronte të vendosnin parmakët mbrojtës në vendin ku ndodhi aksidenti. Gjithashtu, nuk kishin marrë masa mbrojtëse dhe vendosjen e sinjalitikës në aksin Plepa-Rrogozhinë. 

Article Logic
Execution time: 0.0040950775146484