INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti në lumin Drin, polumbarët nën ujë për nxjerrjen e makinës

Aksidenti në lumin Drin, polumbarët nën ujë për nxjerrjen e makinës

Publikuar më: 08:24 12-09-2017

Një makinë me dy persona ka rënë në ujërat e lumit të Drinit në zonën e njohur si Ura e Bahçallëkut në Shkodër.

Mësohet se mjeti Ford Focus ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, ndërkohqë që dyshohet se në të ndodheshin shoferi dhe një pasagjer.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke pritur mbërritjen e polumbarëve për të nisur kërkimet në ujë.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë terreni i vështirë nga reshjet e shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme. 

Makina dyshohet se ka rënë 5 metra nën sipërfaqen e ujit. Është futur në një rrugë dytësore ku jetojnë banorë të komunitetit rom.

Nga rruga kryesore deri në rrugën në të cilën ka rënë makina është rreth 25 metra, prandaj dyshohet se kanë qenë me shpejtësi të madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0021200180053711