Mësohen emrat e të plagosurve të aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Një person me motoçikletë ka humbur ekuilibrin dhe ka dalë jashtë rruge në fshatin Bardhaj të njësisë administrative Rrethinaj të Shkodër, duke u plagosur rëndë së bashku me bashkëshorten.
Të plagosurit janë burrë dhe grua, Çesk Ndue Marashi dhe Age Pjetër Marashi.
Mësohet se drejtuesi i motoçikletës është dërguar menjëherë drejt spitalit të Shkodrës, pasi është në gjendje kritike, ndërsa bashkëshortja është jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.